Izraeli reagon ashpër ndaj njohjes së Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar: Shpërblim për Hamasin xhihadist

Bota

Izraeli reagon ashpër ndaj njohjes së Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar: Shpërblim për Hamasin xhihadist

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke e quajtur këtë hap “asgjë më shumë se një shpërblim për Hamasin xhihadist”.

“Njohja e shtetit palestinez është asgjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist, i inkurajuar nga degët e Vëllazërisë Myslimane në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të publikuar në platformën X.

Deklarata vijon duke akuzuar drejtpërdrejt udhëheqësit e Hamasit, duke thënë se: “Vetë liderët e Hamasit e pranojnë hapur: kjo njohje është një rezultat i drejtpërdrejtë, një ‘frut’ i masakrës së 7 tetorit.”

Reagimi izraelit vjen pasi kryeministri britanik Keir Starmer, ai i Kanadasë dhe Australisë, shpallën zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez, duke e paraqitur këtë hap si një përpjekje për të ringjallur shpresën për paqe dhe për një zgjidhje me dy shtete në rajon.

Kryeministri britanik theksoi në deklaratarën e tij se kjo lëvizje nuk është një shpërblim për Hamasin, pasi ata nuk do kenë asnjë rol në qeverisje dhe nuk do të ketë vend në sigurinë e shtetit palestinez.

“Kjo zgjidhje është e kundërta e vizionit plot urrejtje të Hamasit. Ajo nënkupton se Hamasi nuk do të ketë të ardhme, nuk do të ketë rol në qeverisje dhe nuk do të ketë vend në sigurinë e shtetit palestinez”, tha Starmer.

Izraeli ka kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje për njohje të njëanshme të Palestinës, duke argumentuar se ajo minon procesin e negociatave dhe legjitimon aktorë si Hamasi, të cilin e konsideron organizatë terroriste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat