Ministria e Jashtme ruse ka shprehur shqetësim për përleshjet e fundit të raportuara në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.
Kjo duke u bërë thirrje të dy vendeve, Islamabadit dhe Kabulit, të tregojnë vetëpërmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
“Sipas të dhënave që kemi marrë, situata është drejt stabilizimit. E përshëndesim këtë zhvillim pozitiv,” thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.
Përplasjet kufitare janë cilësuar si më vdekjeprurëset mes dy vendeve që prej rikthimit të Talibanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021. Rusia, e cila mban marrëdhënie të ndjeshme me të dyja palët, thekson nevojën për zgjidhje përmes dialogut dhe shmangien e dhunës.