Me ftesë të Donald Trump/ Merz, vizitë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Me ftesë të Donald Trump/ Merz, vizitë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 17:43
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz do të vizitojë javën e ardhshme Shtëpinë e Bardhë me ftesë të presdientit amerikan, Donald Trump.

Zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane, Sebastian Hille, tha se dy liderët do të zhvillojë bisedime në Zyrën Ovale në mëngjes dhe më pas do të drekojnë së bashku.

Si temat kryesore në bisedime, Hille përmendi marrëdhëniet dypalëshe, situatën e sigurisë ndërkombëtare dhe çështjet e tregtisë dhe konkurrencës.

Një pikë e rëndësishme e tensionit tregtar për momentin midis BE-së dhe SHBA-së është politika tarifore e Trump dhe pasiguria e shkaktuar nga një vendim i kohëve të fundit i Gjykatës së Lartë.

Kjo vizitë vjen gjithashtu pas vendimit të Merz për të mos u bashkuar me Bordin e Paqes, situatës së luftës në Ukrainë dhe mes tensioneve të shkaktuara nga mundësitë që SHBA mund të godasë Iranin.

Kjo do të shënojë vizitën e tretë të udhëheqësit gjerman në Shtëpinë e Bardhë. Merz bëri vizitën e tij të parë në qershor, ku i kërkoi Trump të ushtronte më shumë presion mbi Rusinë për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë.

Ai u kthye në mesin e gushtit, duke iu bashkuar krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane pasi Trump zhvilloi bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat