Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Bota

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 18:34
Fotoilustrim

Jordania dhe Franca këtë të enjte kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje teksa kanë diskutuar edhe lidhur me angazhimin e tyre për stabilitetin rajonal.

Në një deklaratë për X, Mbreti Abdullah i Jordanisë ka njoftuar nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi në Mbrojtje me Francën dhe tha se, së bashku me presidentin libanez, vendet kanë riafirmuar angazhimin e tyre për stabilitetin rajonal.

Mbreti tha se ai dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kishin diskutuar mënyrat për të forcuar lidhjet.

Sipas tij, të tre udhëheqësit kishin theksuar rëndësinë e organizimit nga Parisi të takimeve të Procesit të Akabës në mbështetje të Forcave të Armatosura Libaneze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat