Mathieu Van der Poel fiton etapën e dytë të ‘Tour de France’, rrëmben fanellën e verdhë

Çiklizëm

Mathieu Van der Poel fiton etapën e dytë të ‘Tour de France’, rrëmben fanellën e verdhë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2021 Në ora: 19:21
Mathieu Van der Poel fiton etapën e dytë të ‘Tour de France’, rrëmben fanellën e verdhë

Debutuesi i ‘Tour de France’, Mathieu Van der Poel, rrëmbeu fanellën e verdhë me një fitore në etapën e dytë, që u mbajt sot, në relacionin Perros-Guirrec dhe Mur de Bretagne Guerledan, me gjatësi të shtegut 183.5 kilometra.

Holandezi arriti i pari në cak me kohë të kaluar për 4:18:30 orë, duke e lënë pas sllovenët Tadej Pogacar e Primozh Rogliç, po ashtu edhe holandezin Wilco Kelderman.

Mathieu van der Poel rrëmben fanellën e verdhë, duke e lënë pas vetes francezin Julian Alaphilippe apo fituesin e etapës së parë.

Etapa e tretë mbahet nesër në Lorient – Pontivy me gjatësi të shtegut 182.9 kilometra.

Renditja e etapës së dytë

1. Mathieu van der Poel (Holanda) Alpecin-Fenix    4:18:30
2. Tadej Pogacar (Sllovenia) UAE Team Emirates    0:00:06
3. Primoz Roglic (Sllovenia) Jumbo-Visma    0:00:06
4. Wilco Kelderman (Holanda) Bora-Hansgrohe    0:00:06
5. Julian Alaphilippe (Franca) Deceuninck-QuickStep    0:00:08
6. Bauke Mollema (Holanda) Trek-Segafredo    0:00:08
7. Jonas Vingegaard (Danimarka) Jumbo-Visma 0:00:08
8. Sergio Higuita Garcia (Kolumbia) EF Education-Nippo 0:00:08    
9. Pierre Latour (Franca) TotalEnergies 0:00:08    
10. Jack Haig (Australia) Bahrain Victorious 0:00:08

Renditja e përgjithshme 

1. Mathieu van der Poel (Holanda) Alpecin-Fenix    8:57:25
2. Julian Alaphilippe (Franca) Deceuninck-QuickStep    0:00:08
3. Tadej Pogacar (Slllovenia) UAE Team Emirates    0:00:13
4. Primoz Roglic (Slovenia) Jumbo-Visma    0:00:14
5. Wilco Kelderman (Holanda) Bora-Hansgrohe    0:00:24
6. Jack Haig (Australia) Bahrain Victorious    0:00:26
7. Bauke Mollema (Holanda) Trek-Segafredo    0:00:26
8. Sergio Higuita Garcia (Kolumbia) EF Education-Nippo    0:00:26
9. Jonas Vingegaard (Danimarka) Jumbo-Visma    0:00:26
10. David Gaudu (Franca) Groupama-FDJ 0:00:26

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat