Në Gjirokastër triumfon Angelov, një rumun lideri i ri i Turit

Çiklizëm

Në Gjirokastër triumfon Angelov, një rumun lideri i ri i Turit

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:18
Në Gjirokastër triumfon Angelov, një rumun lideri i ri i Turit

Në Gjirokastër triumfon Angelov, një rumun lideri i ri i Turit!

Etapa e 4-t e Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë (Vlorë-Gjirokastër, 130.8km e gjatë) ka sjellë surpriza në renditje. Mbërritja me malore në Gjirokastër ka bërë që çiklistët të vuajnë kilometrin e fundit të garës, duke bërë që renditja të ndryshojë.

I pari që mbërriti në finish ishte çiklisti bullgar Laçezar Angelov, i skuadrës Hemus-1896, me kohën 2h59’33”. Dy sekonda pas tij ka mbërritur çiklisti holandez i skuadrës Global Cycling Team, Antuan Van Nopi, ndërsa i treti u klasifikua çiklisti rumun i skuadrës së Steaua, Kristian Raileanu.

Ky i fundit ka marrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme individuale të Turit Çiklistik dhe mban të veshur fanellën e verdhë të liderit. Ndërsa çiklisti kuqezi Mikel Demiri, mban ende fanellën e malit dhe të të riut më të mirë. Fanella sprintit shkon për çiklistin serb Gjorgje Gjuriç.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat