Jonas Vingegaard më i miri në etapën e 11-të, merr kryesimin në renditjen e përgjithshme 

Çiklizëm

Jonas Vingegaard më i miri në etapën e 11-të, merr kryesimin në renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2022 Në ora: 18:08
Jonas Vingegaard

Etapa e 11-të ndryshon kreun në edicionin e 109-të të “Tour de France”.

Në ngjitjen finale shumë të vështirë, Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) ngadhënjeu dhe ia merr fanellën e verdhë sllovenit Tadej Pogaçarit (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Çiklisti Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma) ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 4:18:02 orë, duke lënë pas garuesit Nairo Quintana (Team Arkéa-Samsic) dhe Romain Bardet (Team DSM).

Image

Jonas Vingegaard. foto Reuters

Ai fitoi në garën në relacionin Albertville - Col Du Granon Serre Chevalier, me gjatësi të shtegut 151.7 kilometra.

Garë jashtëzakonisht interesante dhe u ndez sidomos me ngjitjen në qafën e famshme Galibier, e cila në të kaluarën ka ofruar shfaqje të pabesueshme nga çiklistët. 

Me një fitore të madhe, Vingegaard kaloi në krye të renditjes së përgjithshme, ku tani është 2 minuta e 16 sekonda para Bardet. Shumë interesante do të jetë dita e enjte, kur do të ketë një tjetër provë sfiduese në Alpe, e cila do të përfundojë me ngjitjen në Alpe e famshme d'Huez.

A ka kursyer Vingegaard më shumë forcë për ndeshjet e së enjtes?

A do të kundërpërgjigjet Pogaçari në Alpe d'Huez? Mbetet të shihet. Etapa e 12-të mbahet në relacionin Briançon - Alpe D'huez, me gjatësi të shtegut 165.1 kilometra. 

Etapa e 11-të
1. Jonas Vingegaard (Jumbo-Visma)    04:18:02
2. Nairo Quintana (Team Arkéa-Samsic)    + 59
3. Romain Bardet (Team DSM)    + 01:10
4. Geraint Thomas (INEOS Grenadiers)    + 01:38
5. David Gaudu (Groupama-FDJ)    + 02:04
6. Adam Yates (INEOS Grenadiers)    + 02:10
7. Tadej Pogacar (UAE Team Emirates)    + 02:51
8. Alexey Lutsenko (Astana Qazaqstan Team)    + 03:38
9. Steven Kruijswijk (Jumbo-Visma)    + 03:59
10. Warren Barguil (Team Arkea-Samsic)    + 04:16

Renditja e përgjithshme 

1. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) 41h 29' 59''
2. Romain Bardet (Team DSM) + 00h 02' 16''
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 02' 22''
4. Geraint Thomas (Ineos Grenadiers) + 00h 02' 26''
5. Nairo Quintana (Team Arkea – Samsic) + 00h 02' 37''
6. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 03' 06''
7. David Gaudu (Groupama – FDJ) + 00h 03' 13''
8. Aleksandr Vlasov (Bora – Hansgrohe) + 00h 07' 23''
9. Alexey Lutsenko (Astana - Qazaqstan Team) + 00h 08' 07''
10. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 09' 29''

Renditja e skuadrave 
1. INEOS Grenadiers 24:37:03
2. Jumbo-Visma     11:35
3. Groupama – FDJ 32:44
4. UAE Team Emirates 40:26
5. BORA – hansgrohe 53:03
6. Team Arkéa Samsic 59:34
7. Bahrain – Victorious 1:18:33
8. Movistar Team 1:21:23
9. Cofidis 1:23:06
10. Team DSM 1:29:05

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat