Pëson infarkt teksa i jepte makinës dhe përplaset me grupin e çiklistëve

Çiklizëm

Pëson infarkt teksa i jepte makinës dhe përplaset me grupin e çiklistëve

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 16:30
Pëson infarkt teksa i jepte makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grosseto të Italisë, kur një makinë e pilotuar nga një 82-vjeçar është përplasur me një grup çiklistësh, duke shkaktuar 4 viktima. Personi që i jepte makinës ka pësuar infarkt.

Për pasoja, makina ka dalë nga rruga në një kthesë, duke u përplasur me një grup çiklistësh amatorë, rreth 20 prej tyre.

Çiklisti që ishte i pari u përplas me pasqyrën e makinës dhe shpëtoi, por ata që vinin pas tij patën një fat më të keq.

Ata nuk mundën të evitojnë përplasjen me makinën pa kontroll, dhe si pasojë e aksidentit 4 çiklistë humbën jetën e 6 të tjerë janë plagosur. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ishim një grup prej 20 çiklistësh. Pashë atë makinë që ecte pa kontroll në rrugë dhe mendova se do të kthehej  drejt ndonjë dyqani, por na u drejtua neve. Unë arrita të kaloj, ktheva kokën dhe pashë tragjedinë”, tha një nga çiklistët që i shpëtoi aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat