Veliaj pret çiklistët italianë

Çiklizëm

Veliaj pret çiklistët italianë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 00:06
Veliaj pret çiklistët italianë

Në shenjë mirënjohje për kontributin e Shqipërisë për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali, në një moment të vështirë me betejën ndaj COVID-19, një grup çiklistësh nga Conegliano Veneto erdhën në Tiranë, pasi përshkuan në nje tur çiklistik thuajse gjithë Ballkanin, nga Sllovenia, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ata u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e quajti gjestin e çiklistëve simbol të mirënjohjes mes fqinjëve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë disa vëllezër nga Italia, të cilët bënë një tur çiklistik, duke u nisur nga Conegliano, qyteti i tyre, për të ardhur në Shqipëri, si shenjë falënderimi ndaj kontributit të Shqipërisë dhe insistimit të kryeministrit për të çuar infermierët dhe mjekët në Itali gjatë  situatës së COVID-19.

E vlerësoj jashtë mase këtë simbol të solidaritetit sepse besoj se sado që të bëjnë qeveritë apo qytetet, ajo që bëjnë njerëzit është e paçmueshme”, tha Veliaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat