Garë emocinuese, Tim Merlier triumfon në etapën e nëntë 

Çiklizëm

Garë emocinuese, Tim Merlier triumfon në etapën e nëntë 

Nga: K. Goca Më: 13 korrik 2025 Në ora: 17:28
Tim Merlier

Çiklisti Tim Merlier është fitues i etapës së nëntë të “Tour de France 2025”.

Etapa e nëntë u mbajt në relacionin Chinon – Chateauroux me gjatësi të shtegut 174.1 kilometra.

Një garë emocionuese e “Tour de France 2025”, e përshkuar me 50.0 km/orë, me Mathieu Van der Poel (Alpecin-Deceuninck) dhe pelotonin që luftonin me erën, përfundimisht e pa Tim Merlier (Soudal Quick-Step) të ngadhënjente në Chateauroux. 

“Etapa e 9-të e së dielës solli etapën e dytë radhazi të sprintit, e cila nuk ishte e mërzitshme. Mathieu van der Poel luftoi deri në kilometrin e fundit por në fund sprinti u fitua nga kampioni evropian Tim Merlier”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.

“Pas 173 kilometrash arratisjeje, holandezi i famshëm u kap vetëm 750 metra larg finishit, i ndjekur nga një sprint i çorganizuar i forcës kryesore pa përgatitje dhe në fund kampioni evropian ishte shumë i fortë. Tim Merlier mori fitoren e tij të dytë në etapën e “Tour de France” së këtij viti”, ka shkruar mes të tjera.

Etapa e dhjetë mbahet në relacionin Ennezat - Le Mont-Dore Puy de Sancy me gjatësi të shtegut 165.3 kilometra.

Etapa e nëntë

1. Tim Merlier (Soudal Quick-Step) 03h 28' 52' B : 10'
2. Jonathan Milan (LIDL-TREK) 03h 28' 52' B : 6''    
3. Arnaud De Lie (Lotto) 03h 28' 52' B : 4
4. P.avel Bittner (Team Picnic Postnl) 03h 28' 52
5. Paul Penhoet (Groupama-FDJ) 03h 28' 52
6. Biniam Girmay (Intermarche – Wanty) 03h 28' 52
7. Phil Bauhaus (Bahrain Victorious) 03h 28' 52
8. Jordi Meeus (Red Bull - Bora – Hansgrohe) 03h 28' 52
9.  Stian Edvardsen-Fredheim (UNO-X Mobility) 03h 28' 52
10. Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) 03h 28' 52

Rendtija e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 33h 17' 22''
2. Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 54''
3. Kévin Vauquelin (ARKEA-B&B Hotels) + 00h 01' 11''
4. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 17''
5. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 01' 34''
6. Mathieu Van Der Poel (Alpecin-Deceuninck) + 00h 01' 46''
7. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 02' 49''
8. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 03' 02''
9. Primoz Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 03' 06''
10. Mattias Skjelmose (LIDL-Trek) + 00h 03' 43''

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat