Java e tretë e “Tour de France 2025” në çiklizëm, filloi me një ngjitje spektakolare në Mont Ventoux.
Valentin Paret-Peintre është fitues i etapës së 16-të me kohë të kaluar për 04h 03' 19 orë, ndërsa Tadej Pogaçar kaloi vijën e finishit dy sekonda para Jonas Vingegaard.
Etapa është zhvilluar në relacionin Montpellier–Mont Ventoux me gjatësi të shtegut 171,5 kilometra.
“Etapa e 16-të ishte e pazakontë.
Nga Montpellier, pati një nisje të gjatë dhe të sheshtë, dhe pas 150 kilometrash, një përfundim shpërthyes në ngjitjen e famshme. 15.7 kilometrat e fundit, me një pjerrësi mesatare prej 8.8 përqind, ishte emocionuese si për fitoren në etapë ashtu edhe për dy çiklistët më të mirë në renditjen e përgjithshme, Pogapar dhe Vingegaard”, ka shkruar media sllovene “Sport.slo”.
Nesër mbahet etapa e 17-të në relacionin Bollène - Valence me gjatësi të shtegut 160.4 kilometra.
Etapa e 16-të
1. Valentin Paret Peintre (Soudal Quick-Step) 04h 03' 19
2. Ben Healy (Ef Education – Easypost) 04h 03' 19
3. Santiago Buitrago Sanchez (Bahrain Victorious) + 00h 00' 04
4. Ilan Van Wilder (Soudal Quick-Step) + 00h 00' 14
5. Tadei Pogaçar (Uae Team Emirates Xrg) + 00h 00' 43
6. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 45
7. Enric Mas (Movistar Team) + 00h 00' 53
8. J.ulian Alaphilippe (Tudor Pro Cycling Team) + 00h 01' 17
9. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) +00h 01' 51
10. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 53
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 58h 24' 46''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 15''
3. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 09' 03''
4. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 11' 04''
5. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 11' 42''
6. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 13' 20''
7. Félix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 14' 50''
8. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 17' 01''
9. Ben Healy (EF Education – Easypost) + 00h 17' 52''
10 .Carlos Rodriguez (Neos Grenadiers) + 00h 20' 45''