Trajneri i klubit çiklistik Kastrioti i Ferizajt, Besart Nuha, ka konfirmuar një lajm nga Zvicra, duke e vlerësuar si sukses të madh.
“Një arritje e madhe, e ndërtuar me punë të palodhshme, sakrificë dhe dashuri për sportin.
Klubi i çiklizmit Kastrioti sot po shkruan histori tjetër.
Në bashkëpunim me ekipin zviceran, arritëm një marrëveshje për një ekip Continental – një ëndërr që sot u bë realitet.
Kjo nuk është vetëm një marrëveshje, por fryt i besimit, përkushtimit dhe punës së ndershme ndër vite.
Jam thellësisht krenar që kam nderin ta përfaqësoj unë këtë ekip, këtë klub dhe këtë hap të madh për çiklizmin tonë. Çiklizmit po i japim një frymë të re”, ka shkruar Nuha.