Avni Nuha: Vlerësojmë lart rolin e gazetës “Bota sot”

Çiklizëm

Avni Nuha: Vlerësojmë lart rolin e gazetës “Bota sot”

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 12:29
Avni Nuha

Federata e Çiklizmit e Kosovës me president Avni Nuha, urojnë 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Nuha, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” më shumë se 3 dekada është në shërbim të sportit në përgjithësi. 

“Federata e Çiklizmit e Kosovës shpreh urimet më të sinqerta për gazetën “Bota sot” me rastin e 31-vjetorit të themelimit.

Gjatë këtyre 31 viteve, “Bota sot” ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në promovimin e sportit të Kosovës, duke pasqyruar me profesionalizëm sukseset, sfidat dhe aktivitetet e sportistëve tanë.

Vlerësojmë lart rolin e saj në mbështetjen dhe promovimin e çiklizmit dhe sportit në përgjithësi, duke i dhënë hapësirë arritjeve të sportistëve dhe duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e sportit në shoqëri.

Në emër të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, ju urojmë suksese të mëtejshme, profesionalizëm dhe mbarësi në misionin tuaj informues”, ka uruar Nuha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat