Ndërron jetë ylli i “Game Of Thrones” - Bota Sot
Ndërron jetë ylli i “Game Of Thrones”

Filma

Ndërron jetë ylli i “Game Of Thrones”

Më: 9 mars 2020 Në ora: 14:30
Max Von Sydow

Ka ndërruar jetë Max Von Sydow.

Aktori Max von Sydow ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe lajmin e ka konfirmuar agjenti i Sydow , Jean Diamond.

“Me zemër të thyer, me pikëllim të madh dhe dhimbje të skajshme, njoftojmë për humbjen e Max von Sydow më 8 mars 2020”, u shpreh ai me pikëllim të thellë.

Ylli suedez debutoi në film në vitin 1949 në vendin e tij, para se të ndërtonte një karrierë të suksesshme në Hollywood.

“Game Of Thrones”, “The Exorcist”, ishin vetëm disa nga realizimet kinematografike për të cilat ka qenë i njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat