Golden Globes të vitit të ardhshëm do të zhvillohet më vonë se zakonisht - Bota Sot
Golden Globes të vitit të ardhshëm do të zhvillohet më vonë se zakonisht

Filma

Golden Globes të vitit të ardhshëm do të zhvillohet më vonë se zakonisht

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:55
Aktoret në Golden Globes

Golden Globes si BAFTAs dhe Oscar do të zhvillohet pak më vonë se zakonisht vitin e ardhshëm.

‘The Hollywood Foreign Press Association’ dhe NBC të hënën njoftuan se edicioni i 78-të i Golden Globe Aëards do të zhvillohet në 28 shkurt 2021. Shfaqja e çmimeve, e cila nderon më të mirën në film dhe televizion, zakonisht zhvillohet në fillim të janarit, sipas njoftimit, shkruan CNN.

Siç është njoftuar edhe më parë Tina Fey dhe Amy Poehler, do të jenë prezantuesit e edicionit të ardhshëm.

28 Shkurt 2021 kishte qenë data origjinale për Oskarët, por Akademia e Arteve javën e kaluar njoftoi se shfaqja po shtyhet deri në prill, për shkak të pandemisë koronavirus që ka prekur në thelb çdo nivel të infrastrukturës së biznesit të filmit.

Pas veprimit të Akademisë së Arteve edhe organizimet e tjera të stë çmimeve të Hollivudit kanë ndryshuar datat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat