Historia e bosit shqiptar të drogës në filmin italian - Bota Sot
Historia e bosit shqiptar të drogës në filmin italian

Filma

Historia e bosit shqiptar të drogës në filmin italian

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 17:50
Sokol Pepkolaj: Historia e bosit shqiptar të drogës në filmin italian, pse e pranova rolin e rrezikshëm

Sokol Pepkolaj është artisti i veçantë nga Tropoja me eksperiencë kinematografike jashtë Shqipërisë, i cili verën e kaluar solli në Tiranë hollivudianin Randall Paul, për realizimin e një filmi të ri të titulluar “Parajsa e Zezë”.

E vetëm brenda këtij harku kohor prej një viti, aktori nga Tropoja, që e nisi karrierën në Itali, ka realizuar tre filma, në rolin e Luçiferit, vrasësit dhe bosit të drogës.

Djali i një ish-oficeri ushtrie dhe nënës mësuese, vitin tjetër bën 40 vjeç dhe ndihet i realizuar, pasi ka bërë realitet ëndrrën e fëmijërisë, të jetë aktor kinemaje me role të mëdha. Për “Panorama Plus” ai rrëfen pasionin për filmat aksion dhe përjetimet nën lëkurën e vrasësit apo boss-it shqiptar të drogës:

Një djalë nga Shqipëria që arrin të fitojë role të rëndësishme në produksione ndërkombëtare. E ke kërkuar fatin, apo fati të ka trokitur në derë?

Jam një tip i vendosur dhe besoj shumë në vetvete. Njerëzit me pyesin pse i je futur aktrimit, pasi është shumë e vështirë etj.? Por unë pikërisht për këtë e dua edhe më shumë këtë profesion që kam zgjedhur, ëndrra ime që nga fëmijëria. Për mua, çdo gjë arrihet kur e dëshiron me të vertetë.

Je protagonist në tre filma ndërkombëtarë, të realizuar brenda një viti. Si ndihesh nën lëkurën e mafiozit apo vrasësit, role të vështira apo jo?

Në filmin indian, bazuar në një histori të vërtetë, “Glorious Dead” kam rolin e vështirë të Luçiferit, në filmin “Figli della Mala” me regji të Giuseppe Esposito, luaj në rolin e vrasësit shqiptar, që punon për mafien e famshme napolitane “Camorra” me aktorin e mirënjohur Ëalter Lippa.

Ndërsa në filmin “Bastard Karma”, me regji të Vitor Dedës, luaj në rolin e bosit shqiptar të njohur në Itali si trafikant droge dhe lidhjeve të forta me shërbimet sekrete, por që në Shqipëri ka një rol tjetër. Personazhi im është pjesë e Policisë së Shtetit, pra, bëhet fjalë për një shef Policie të njohur për punën e tij “të pastër” dhe kundër krimit.

KLOTILDA HARKA/ Sokol Pepkolaj është artisti i veçantë nga Tropoja me eksperiencë kinematografike jashtë Shqipërisë, i cili verën e kaluar solli në Tiranë hollivudianin Randall Paul, për realizimin e një filmi të ri të titulluar “Parajsa e Zezë”.

E vetëm brenda këtij harku kohor prej një viti, aktori nga Tropoja, që e nisi karrierën në Itali, ka realizuar tre filma, në rolin e Luçiferit, vrasësit dhe bosit të drogës.

Djali i një ish-oficeri ushtrie dhe nënës mësuese, vitin tjetër bën 40 vjeç dhe ndihet i realizuar, pasi ka bërë realitet ëndrrën e fëmijërisë, të jetë aktor kinemaje me role të mëdha. Për “Panorama Plus” ai rrëfen pasionin për filmat aksion dhe përjetimet nën lëkurën e vrasësit apo boss-it shqiptar të drogës:

Një djalë nga Shqipëria që arrin të fitojë role të rëndësishme në produksione ndërkombëtare. E ke kërkuar fatin, apo fati të ka trokitur në derë?

Jam një tip i vendosur dhe besoj shumë në vetvete. Njerëzit me pyesin pse i je futur aktrimit, pasi është shumë e vështirë etj.? Por unë pikërisht për këtë e dua edhe më shumë këtë profesion që kam zgjedhur, ëndrra ime që nga fëmijëria. Për mua, çdo gjë arrihet kur e dëshiron me të vertetë.

Je protagonist në tre filma ndërkombëtarë, të realizuar brenda një viti. Si ndihesh nën lëkurën e mafiozit apo vrasësit, role të vështira apo jo?

Në filmin indian, bazuar në një histori të vërtetë, “Glorious Dead” kam rolin e vështirë të Luçiferit, në filmin “Figli della Mala” me regji të Giuseppe Esposito, luaj në rolin e vrasësit shqiptar, që punon për mafien e famshme napolitane “Camorra” me aktorin e mirënjohur Ëalter Lippa.

Ndërsa në filmin “Bastard Karma”, me regji të Vitor Dedës, luaj në rolin e bosit shqiptar të njohur në Itali si trafikant droge dhe lidhjeve të forta me shërbimet sekrete, por që në Shqipëri ka një rol tjetër. Personazhi im është pjesë e Policisë së Shtetit, pra, bëhet fjalë për një shef Policie të njohur për punën e tij “të pastër” dhe kundër krimit

Image

Si është jeta jote prej një boss-i shqiptar në filmin ku ti luan?

Unë jam pronari i një club-i nate, që shërben edhe si vendtakim për biznes dhe shpërndarje droge më pas në të gjithë Europën. Vijnë porositës nga Holanda, Zvicra, Gjermania dhe Italia për të bërë pazare me mua, ngaqë unë kam njohje me Policinë italiane dhe askush nuk na e prish rehatin. Normalisht, punët i kam mirë në rol edhe me Policinë shqiptare, në rastet kur kalojmë nëpër Shqipëri

Si lindi ideja për filma me mafie, drogë e vrasje. Pse i pranove këto role?

Normalisht që nuk është ideja ime për skenaret e këtyre filmave, pasi unë jam thjesht aktori. Por mund të them që kam qenë gjithmonë i prirur për të luajtur në filma aksion me mafie, gangsterë e policë, që do të thotë se janë rolet e mia të preferuara dhe që i interpretoj me shumë dëshirë.

Dihet që filmat aksion kërkojnë përgatitje të mirë fizike, ti je marrë me sporte gjatë jetës tënde?

Unë isha i fundit nga shtatë fëmijet e familjes sonë, në të cilën janë katër vajza dhe tre djem, të rritur me disiplinë të lartë edukimi. Që fëmijë kam praktikuar shumë lloje sportesh, mes të cilave, basketboll, not, ski dhe karate. Kështu, në moshën 20- vjeçare fitova si kampion rajonal për mundje krahu e pas tetë vitesh fitova “Rripin e zi”.

Cilin do të veçoje si filmin më të bukur ku ke luajtur?

Për mua, “Venuto al Mondo” me Penelope Cruz, edhe pse kam disa role të tjera kryesore në produksione si; “Ultimo Respiro”, “Piccoli Errori di Valutazione”, “SH.A.D”, “Glorious Dead” dhe “The One”.

Image

 

E sheh veten në një dramë, apo ndihesh jashtë kësaj gjinie ndjenjash?

Po. Përveç filmave aksion, më pëlqejnë edhe ata historikë dhe dramë.

Vitin tjetër bën 40 vjeç. Ke një këshillë për ata që duan që kjo moshë t’i gjejë duke jetuar ëndrrën e tyre?

Image

Veç aktrimit, unë shkruaj skenare, jam autor librash, merrem me fotografi e regji. Kam punuar shumë për të qenë aty ku kam dëshiruar, ndaj këshilla ime është të besojnë në ëndrrën e tyre, të mos heqin kurrë dorë nga çfarë duan dhe të jenë me këmbë në tokë. KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test