Pirlo: Kujdes Spalin, edhe Bayern e Real u eliminuan nga klube të kategorisë së dytë

Futboll

Pirlo: Kujdes Spalin, edhe Bayern e Real u eliminuan nga klube të kategorisë së dytë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:50
Pirlo: Kujdes Spalin, edhe Bayern e Real u eliminuan nga klube të kategorisë së dytë

Shorti në Kupën e Italisë u tregua dashamirës me Juventusin, që do të gjejë përballë Spalin e Serisë B, por Conte nuk është i qetë dhe u bën thirrje të tijve të japin maksimumin për kualifikim, duke sjellë edhe shembujt se si e kanë pësuar Bayern Mynih e Real Madrid.

“Është një ndeshje ku duhet të kemi vetëm një mendim në kokë, të kalojmë në gjysmëfinale. Spal është një skuadër e Serisë B, por nuk mund të nënvlerësohet, pasi vetëm pak ditë më parë Reali e Bayerni u eliminuan nga klube të kategorisë së dytë. Nuk dua surpriza në këtë takim”, deklaroi Pirlo.

Tekniku bardhezi përshkruan me superlativa mënyrën e lojës që aplikon Spali dhe pranon se ndaj tyre do të lërë pushim disa lojtarë që kanë luajtur shumë gjatë javëve të fundit, por njofton edhe rikuperimin e dy futbollistëve.

“Spal luan një futboll shumë tërheqës, me tre mbrojtës dhe shpesh edhe me tre sulmues. Kanë vënë në vështirësi Sassuolon dhe po e tregojnë cilësinë e tyre edhe në Serinë B, ndaj duhet kujdes. Nesër do të pushojë Bentancour, që ka luajtur gjithmonë gjatë javëve të fundit, ndërsa mund të them se janë rikuperuar De Ligt e Demiral, që do të luajnë nga fillimi”, tha tekniku bardhezi.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat