Shkëndija transferon Kamer Qakën

Futboll

Shkëndija transferon Kamer Qakën

Më: 26 janar 2021 Në ora: 20:46
Kamer Qaka

Reprezentuesi i përkohëshëm i Shqipërisë vjen në Tetovë nga futbolli rumun, ndërsa firmos kontratë për 18 muaj me kuqezinjtë.

Klubi i futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikoi angazhimin e mesfushorit, Kamer Qaka.

25 vjeçari i lindur në Pejë karrierën e ka ndëruar në Norvegji, ndërsa vjen në Tetovë nga futbolli rumun. Drejtuesit e klubit dhe futbollisti kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe reprezentuesi i përkohëshëm i Shqipërisë ka hedhur firmën e tij në kontratën me kohëzgjatje prej 1.5 vite.

“Është shumë ndjenjë e mirë të jem pjesë e Shkëndijës. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub, se është skuadër serioze. Mezi pres të luaj për ekipin për të treguar edhe potencialin tim.

“E dij se Shkëndija është shumë e fortë në kampionat aq sa kam pa unë, por edhe në Europë kam ndjek disa ndeshje shumë të mira dhe janë përballur me skuadra të njohura. Shpresoj që edhe unë do të mund të ndihmoj skuadrën për të arritur edhe më shumë.

“Kam dëgjuar se Shkëndija luan futboll shumë ofenziv, ashtu si kam qejf edhe unë me shku përpara gjithmonë. Serioziteti i klubit më bëri të pranoj ofertën.

“Mendoj se më me rëndësi është të paraqitem mirë për klubin, pastaj të shofim. Gjithë futbollistët duan të luajnë për kombëtaren, jam shqiptar dhe gjëja më e madhe është të luaj për kombëtaren.

“Nuk kam qejf të flas shumë për veten, më shumë dua të flas në terren. Shpresoj përfundon kjo puna e pandemisë, të kthehen ‘Ballistët’ të na shohin dhe të na përkrahin dhe besoj se bashkë do të ecim mirë”, u shpreh Kamer Qaka në prononcimin e tij të parë si futbollist i Shkëndijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat