Prishtina do të takohet me 6 ish-futbollistët të cilëve u ka mbetur borxh

Futboll

Prishtina do të takohet me 6 ish-futbollistët të cilëve u ka mbetur borxh

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:02
Prishtina do të takohet me 6 ish-futbollistët të cilëve u ka mbetur borxh

Zyrtari i klubit kryeqytetas dhe futbollistët që kanë dërguar ankesat në FFK do të takohen me datë 12 Shkurt 2021 në zyrat e shtëpisë së FFK-së, shkruan Olle.

Lojtarët që janë në ankimim nga ky klub janë Diar Miftari, Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi, Meriton Korenica, Ahmet Haliti dhe Ahmed Jonuzi, i cili është edhe përfaqësues i futbollistëve.

Lajmi është njoftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Përveç Prishtinës, punë me ish-lojtarët të cilët janë ankuar për borxhe do kenë edhe Dukagjini, Ferizaj, Vitia, Arbëria, Vushtrria dhe Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat