Me ide të ngjashme si Milani

Futboll

Me ide të ngjashme si Milani

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:29
Me ide të ngjashme si Milani

Ndërkohë që vazhdojnë negociatat për blerjen e maxhorancës së aksioneve të klubit dhe tashmë hipoteza e një kuote në minorancë është për t’u konsideruar përfundimisht e perënduar, merr gjithmonë e më shumë formë projekti i ri i Interit të menduar nga “BC Partners”.

Nga njëri krah, në fakt, verifikimet e llogarive janë ende në vijim, po vendos se ku duhet të ndërhyjë në mënyrë të gjerë për të ringritur klubin nga pikëpamja ekonomiko-financiare. Nga njëri krah, duhet studiuar një strukturë e re, që të jetë efikase.

Nga kjo pikëpamje, ideja më kuptimplotë është që në drejtim të klubit (pra, se kush do të jetë administratori i deleguar unik) duhet të jetë një menaxher i profilit të lartë, por me një njohuri të gjerë interist. Pra, nuk do të “peshkohet” jashtë vendit e as nuk do të merren në konsideratë figura të lidhura me pronësitë e mëparshme. Disa kërkime mendohet të kenë nisur, në formë eksploruese. Për pjesën e mbetur, klubi do të jetë i ndarë në zona, secila me një përgjegjës, që më pas me sa duket nuk do të mund t’i referohet administratorit.

SI MILANI – Duke u rikthyer te projekti i Interit të ri, investime të tilla për një fond si “BC Partners” kanë një horizont kohor prej 5 vitesh. Situata e klubit zikaltër, megjithatë, mund ta zgjasë, ndoshta me disa më shumë.

Për të pasur mundësinë e “rishitjes” së klubit, në fakt, është e nevojshme së pari të sistemohen llogaritë që pandemia përkeqësoi më tej. Mes paktit (375 milionë euro në total) në skadencë më 2022-shin, është llogaritur që borxhi të arrijë kuotën 800 milionë.

E nuk është e thënë që stadium i ri, gjithmonë nëse do të realizohet brenda pesë viteve, të përshpejtojë gjithçka.

Fillimisht, në fakt, impianti i ri duhet të hyjë në regjim. Ndër të tjera, në aspektin sportiv do të përdoret një strategji më e ngjashme me atë të Milanit: më saktë jo blerje të mëdha, por lojtarë me perspektivë (Bastoni mund të jetë një shembull), të zgjedhur nga vëzhguesit dhe që mund të rriten brenda klubit, me përdorimin e akademisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat