E rrezikonte shuarjen, vijnë lajme të mira për FC Ferizajn

Futboll

E rrezikonte shuarjen, vijnë lajme të mira për FC Ferizajn

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:08
FC Ferizaj

Para disa ditëve klubi i futbollit FC Ferizaj bëri të ditur se ata do t'i bojkotojnë stërvitjet dhe ndeshjet e kampionatit për shkak të krizës financiare që i ka kapluar.

Klubi i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës, kishte njoftuar se lojtarët dhe stafi kishin muaj të tërë pa u paguar dhe kishin bërë thirrje tek sponzorët dhe komuna e Ferizajt që t'iu dalin në ndihmë.

Sot ka ardhur një lajm shpresëdhënës për këtë klub, pasi që kanë pranuar një ndihmë prej 3000 eurosh nga këngëtari Labinot Tahiri, ku po ashtu kanë informuar se edhe aksionarët e tjerë të skuadrës do të ndihmojnë që ta largojnë klubin nga kriza.

Këngëtari nga Ferizaj postoi në rrjetin e tij social “Facebook”, ku tregoi rreth ndarjes së mjeteve financiare për klubin nga qyteti i tij.

“Sa për lehtësimin e lojërave në vazhdimësi, i ndajmë këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtërisht, për të ngjallur jo vetëm FC Ferizaj, por të gjitha klubet sportiste në vendin tonë me qëllim që të triumfojë sporti ne arenën ndërkombëtare pa pengesa politike, e sidomos të rinjtë e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin, e njëkohësisht edhe të bëjnë jetën si MESI në ARGJENTINË, e RONALDO NĒ PORTUGALI”, shkruante në postimin e Labinot Tahirit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat