Sfida të çmendura në Champions, Shaqiri kundër Real Madridit

Futboll

Sfida të çmendura në Champions, Shaqiri kundër Real Madridit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:20
Sfida të çmendura në Champions, Shaqiri kundër Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për çerekfinalen e Champions League në futboll.

Tetë skuadra mësuan rivalët e tyre, Bayerni, Dortmundi, Liverpooli, Manchester City, Chelsea, Porto, Real Madridi dhe PSG.  Në çerekfinale do të kemi disa ndeshje jashtëzakonisht të forta apo finale para finales.  

Sfida të çmendura, futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Liverpoolin kundër Real Madridit.

Ballafaqimi tjetër, finale para finales është edhe mes Bayern - PSG, po ashtu edhe Manchester City dhe Dortmundi.

Ndeshjet e para çerekfinale të Champions-it do të luhen më datën 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë (13-14 prill).

Gjysmëfinalet do të luhen më 27-28 prill dhe më 4-5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Çiftet

Manchester City - Dortmundi
Porto - Chelsea.
Bayern-PSG
Real Madrid - Liverpool

Shorti për gjysmëfinale

Manchester City – Dortmund / Bayern – PSG
Real Madrid – Liverpool / Porto – Chelsea

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat