Futbollisti Anis Mehmeti e bëri ëndrrën e tij realitet, pasi tashmë është e sigurt që në vitin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit anglez me skuadrën e Ipswiç.
Kjo e fundit ka fituar në javën e fundit të sezonit të rregullt me shifrat 3:0 ndaj QPR në shtëpi dhe siguroi matematikisht vendin e dytë në klasifikimin e Championship, që siguron ngjitjen direkte në Premier Ligë, pa shkuar në play-off.
Mehmeti u aktivizua në minutën e 71-të të duelit, dhe u bë protagonist te aksioni i golit të tretë që erdhi pas një insistimi të tij.
Më pas ai përjetoi momentet emocionuese të vërshëllimës përfundimtare kur tifozët pushtuan fushën dhe festuan me ekipin, duke mbajtur lojtarët në krahë si heronj.