Barazimi (1:1) me skuadrën e fundit në tabelë, Wolves, e ka zhgënjyer shumë kapitenin e Sunderlandit, Granit Xhakën.
Ky barazim ia ka minimizuar gjasat për një vend në Evropë.
Futbollistit nga Kosova njëherësh kapiten i kombëtares së Zvicrës, shpreh zhgënjimin përmes profilit të tij në Instagram.
“Jam vërtet i frustruar pas kësaj ndeshjeje.
Ende janë edhe nëntë pikë për të fituar, kështu që le ta mbyllim sezonin fuqishëm”, ka shkruar Xhaka.
Sunderland renditet në vend të 12-të me 47 pikë pas javës së 35-të në Premier League.