Barça i vihet pas objektivit të Bayernit

Futboll

Barça i vihet pas objektivit të Bayernit

Më: 5 maj 2026 Në ora: 14:27
Deco

Barcelona po lëviz në tregun e transferimeve dhe e ka identifikuar një objektiv të rëndësishëm për repartin ofanziv.

Sipas raportimeve, klubi katalunas e ka vënë në shënjestër një nga emrat më interesantë të momentit në Premierligë, duke e ndjekur të njëjtën linjë si Bayern Munichu.

Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të Newcastle United, Anthony Gordon, i cili e ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij këtë sezon, veçanërisht në kompeticionet evropiane.

Barcelona e sheh atë si një profil ideal për t’i përforcuar krahët e sulmit.

Sipas burimeve pranë klubit, drejtori sportiv Deco po e kërkon një lojtar të gjithanshëm në këtë rol, që mund të japë alternativa dhe pushim për Raphinhan.

Braziliani ka qenë praktikisht opsioni i vetëm cilësor në krahun e majtë për trajnerin Hansi Flick, por lëndimet muskulore e kanë kufizuar ndjeshëm gjatë sezonit.

Megjithatë, pengesa kryesore për Barcelonën mbetet çmimi i lartë.

Newcastle i kërkon rreth 85 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, një shumë që konsiderohet shumë e lartë edhe për klube të mëdha evropiane.

Interesim për Gordon ka shfaqur edhe Bayerni, që gjithashtu po e kërkon një përforcim në krah.

Megjithatë, edhe bavarezët nuk janë të gatshëm ta paguajnë menjëherë këtë shifër dhe po tentojnë ta negociojnë një marrëveshje më të favorshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat