Stafi i Mbappes reagon për polemikat: Nuk pasqyrojnë realitetin

Futboll

Stafi i Mbappes reagon për polemikat: Nuk pasqyrojnë realitetin

Më: 5 maj 2026 Në ora: 15:40
Kylian Mbappe

Pas polemikave të fundit që kanë përfshirë Kylian Mbappe, lidhur me një udhëtim në Cagliari dhe zërat për një krisje me dhomat e zhveshjes te Real Madrid, ka ardhur reagimi zyrtar nga rrethi i ngushtë i lojtarit.

Në një deklaratë për agjencinë Agence France-Presse (AFP), përfaqësuesit e sulmuesit francez hodhën poshtë interpretimet e fundit, duke i cilësuar ato të ekzagjeruara dhe të pabazuara.

“Sipas nesh, një pjesë e kritikave bazohet në një interpretim të tepruar të elementeve që lidhen me një periudhë rikuperimi, e cila është ndjekur në mënyrë strikte nga klubi.

Kjo nuk përputhet aspak me realitetin e angazhimit dhe punës që Kylian bën çdo ditë për të mirën e skuadrës,” thuhet në reagim.

Deklarata vjen në një moment delikat për yllin francez, ndërsa spekulimet mbi marrëdhëniet e tij brenda skuadrës dhe përkushtimin ndaj ekipit kanë marrë vëmendje të madhe mediatike.

Nga ana e stafit të lojtarit, theksohet se Mbappé mbetet plotësisht i fokusuar dhe i përkushtuar ndaj objektivave të klubit madrilen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat