Caktohet gjyqtari i ndeshjes CSKA – Trabzonspor! Muçi më shokë synon fitore

Futboll

Caktohet gjyqtari i ndeshjes CSKA – Trabzonspor! Muçi më shokë synon fitore

Nga: K.G. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 21:33
Gjyqtari kryesor do të jetë francezi Jeremie Pignard

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, me ekipin e Trabzonspor synojnë fitore në Sofje.

UEFA ka publikuar emrin e gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet CSKA Sofjes dhe Trabzonsporit, e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Konferencës.

Takimi do të zhvillohet të enjten, më 26 nëntor, në Bullgari, ndërsa gjyqtari kryesor do të jetë francezi Jeremie Pignard.

Sipas njoftimit të UEFA-s, ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombësit Aurelien Drouet dhe Hicham Zakrani, të dy nga Federata Franceze e Futbollit.

Ndërkohë, gjyqtari i katërt i kësaj përballjeje do të jetë francezi Marc Bollengier.

Ndeshja CSKA – Trabzonspor do të nisë në orën 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat