Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, është shprehur i zhgënjyer që skuadra e tij nuk arriti ta fitojë ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, e cila përfundoi 1:1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Suedezi, i cili shënoi golin e vetëm të Arsenalit, vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe rastet e krijuara, duke thënë se fitorja mund të arrihej në disa mënyra.
“Mund të kishim shënuar në pjesën e dytë. Mund ta kishim fituar ndeshjen në shumë mënyra të ndryshme. Luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste, e merituam fitoren, por ndonjëherë futbolli është kështu”, deklaroi Gyokeres.
Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme është vazhdimi i krijimit të rasteve dhe goditjeve drejt portës, duke shprehur bindjen se golat do të vijnë në ndeshjet e ardhshme.
I pyetur nëse Arsenali është i sigurt për sigurimin e një vendi në mesin e tetë skuadrave të para, sulmuesi u përgjigj:
“Sigurisht. Jemi shumë të bindur dhe do të luftojmë për këtë”.