Real Madridi ka arritur një fitore bindëse me rezultat 5:1 ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes, futbollisti anglez Jude Bellingham u shpreh i kënaqur me fitoren, por theksoi se skuadra ka ende hapësirë për përmirësim.
Duke folur për televizionin zyrtar të klubit, Bellingham vlerësoi edhe mbështetjen e tifozëve madrilenë.
“Është shumë më mirë për ne të fitojmë në mënyrë bindëse.
Megjithatë, duhet të përmirësohemi ende. Tifozët janë gjithmonë të jashtëzakonshëm.
Pjesa e parë nuk ishte e lehtë dhe është normale që ata të ishin më të pakënaqur, por kur janë pozitivë, ne luajmë një mijë herë më mirë”, deklaroi Bellingham.