Madueke: Ishin dy pikë të humbura, ndaj Cityt duhet të reagojmë me fitore

Futboll

Madueke: Ishin dy pikë të humbura, ndaj Cityt duhet të reagojmë me fitore

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 23:32
Noni Madueke

Sulmuesi i Arsenalit, Noni Madueke, ka shprehur zhgënjimin pas barazimit 1:1 ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, duke e konsideruar rezultatin si dy pikë të humbura.

Ai vlerësoi paraqitjen e skuadrës, por theksoi se Arsenali duhej t'i shfrytëzonte rastet për të marrë fitoren.

“Mendoj se paraqitja jonë, deri te goditja e fundit, ishte e jashtëzakonshme në momente të caktuara. Sigurisht që duket sikur kemi humbur dy pikë. Ka pak zhgënjim, sepse mendoj se duhej t'i merrnim të tri pikët”, deklaroi Madueke.

Ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme ndaj Manchester Cityt, duke e cilësuar si një nga sfidat më të mira për t'u luajtur dhe duke theksuar se skuadra synon vetëm fitoren.

“Dy barazime radhazi tani dhe unë dëshiroj me gjithë zemër të fitojmë në fundjavë. E di që edhe bashkëlojtarët e mi ndihen njësoj. Do të bëjmë gjithçka për t'i marrë tri pikët. Jemi kampionë, luajmë në shtëpi dhe kemi përgjegjësi të paraqitemi mirë në Emirates. Ka gjëra që duhet t'i përmirësojmë, por në përgjithësi po shkojmë në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

Në fund, Madueke vlerësoi edhe bashkëlojtarin Viktor Gyökeres, duke thënë se i pëlqen shumë të luajë me të dhe se suedezi ka cilësi të jashtëzakonshme shënimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat