Skuadra spanjolle, Villareali, ka marrë tri pikë të rëndësishme në Pragë, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Slavian, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Slavia u përpoq të shmangte humbjen, por pa sukses, ndërsa Villareali arriti qëllimin dhe largohet nga Praga me fitore.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të. Tajon Buchanan (Villarreal) përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, për rezultatin 0:1.
Me këtë fitore, Villareali renditet në vendin e 22-të me gjashtë pikë, ndërsa Slavia mban pozitën e 34-t me vetëm një pikë.