Pakënaqësi ndaj Grimcit

Futboll

Pakënaqësi ndaj Grimcit

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 20:50
Pamje nga ndeshja

Elbasan mori një fitore të madhe ndaj Dinamos me një gol të shënuar në minutat e fundit. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena”, solli jo pak polemika, teksa ka edhe dyshime për një gol të anuluar.

61’ Nikaj nis Mazarin drejt portës dhe sulmuesi nuk gabon para Teqjes. Por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të sulmuesit. Anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje dhe më pas kryesori merr konfirmimin në VAR. 

78’ Nikaj pason në mënyrë të shkëlqyer te Mazari në të majtën. Sulmuesi kalon me vështirësi Teqjen, por më pas ia del të shtyjë sferën në rrjetë.

Por pas festës së verdhebluve, VAR-i sinjalizon për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi. Nga pamjet, duket që ka një prekje megjithatë është rast që kërkon interpretim, edhe pse vetë kryesori nuk shkoi të shihte VAR-in por la vendimin e dhomës.

82’ Protesta të shumta për një faull të Nani ndaj Mazarit në kufijtë e zonës. Moment i dyshimtë, sepse kontakti nuk mungon, por VAR nuk ndërhyn, sepse faulli nis nga jashtë zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat