Nevil Dede: Linkoln ka më shumë eksperiencë

Futboll

Nevil Dede: Linkoln ka më shumë eksperiencë

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 22:12
Trajneri i Egnatias, Nevil Dede

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, foli në prag të duelit ndaj Linkoln Red Imps, që kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë në “Air Albania”, për Ligën e Konferencës. Në prononcimin e dhënë para mediave, Dede, ndër të tjera deklaroi:

“Kur nuk mungon asnjë lojtar, ti je i kënaqur, sidomos kur ata janë jo vetëm në pozicionin e sulmit por kudo. Në fund fare realisht Gruda është i rëndësishëm për grupin tonë.

Ky është një lajm pozitiv jo vetëm për mua, por edhe për ekipin dhe klubin.

Për sa i përket kundërshtarit, në letër ne mund të jemi më favoritë, por unë mendoj se jemi vetëm në letër. Ata kanë eksperiencë më shumë se ne në historikun e tyre si klub dhe si skuadër, kanë marrë pjesë edhe vjet në grupet e këtij kompeticioni. Kanë marrë fitore edhe vjet, në ndeshjen e fundit ata kanë fituar edhe përballë Hajdukut të Splitit.

Ne duhet mbi të gjitha ta shijojmë këtë dhe të kuptojmë që me meritë ne jemi këtu. Jam i bindur se nesër djemtë do të performojnë mirë dhe patjetër që ne presim rezultatin e dëshiruar, ne duam fitoren, por nuk duhet të harrojmë që kemi përballë një skuadër shumë më ekspertë, shumë të pjekur, me shumë eksperiencë.

Ndoshta ne kemi kualitetin dhe shumë elementë të tjerë në avantazhin tonë, por në fund duhet që t’i respektojmë ata për sa i takon dhe mbi të gjitha të respektojmë veten tonë me paraqitjen dhe mundin që djemtë do të japin nesër në fushë”, përfundoi Dede.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat