Gavi: Nuk kam qenë kurrë yll

Futboll

Gavi: Nuk kam qenë kurrë yll

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 20:12
Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka deklaruar se është i lumtur t’i japë përparësi suksesit kolektiv para lavdisë individuale, ndërsa vazhdon të luftojë për një vend si titullar i rregullt nën urdhrat e Hansi Flick.

Spanjolli u aktivizua si titullar në fitoren 1:4 të Barcelonës ndaj Sabah në Champions League, një ndeshje që i dha mundësinë të tregojë vlerën e tij në fushë.

Pavarësisht se e ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit duke pritur mundësinë për të luajtur titullar, Gavi nuk shpreh asnjë pakënaqësi për minutat e pakta në dispozicion.

Ai e pranon se konkurrenca e ashpër për një vend në skuadër është diçka normale për një klub si ai katalanas, dhe se trajneri është ai që vendos për aktivizimin e lojtarëve sipas nevojës së ekipit.

Duke folur për Movistar pas përfundimit të ndeshjes, Gavi theksoi se nuk e sheh veten si yll, por si pjesë e një grupi që synon të njëjtat objektiva.

“Në fund të fundit ka konkurrencë. Është pasojë e të qenit në klubin më të mirë.

Të gjithë janë të zotë. Dhe trajneri, nga ana e tij, jep mundësi dhe të aktivizon kur e sheh të arsyeshme. Në fund, ai është ai që vendos, dhe unë nuk kam qenë kurrë yll. Unë jam lojtar skuadre, një lojtar i shkëlqyer skuadre, dhe do të jem aty sa herë që ekipi të ketë nevojë për mua”, tha Gavi.

Deklarata e mesfushorit spanjoll vjen në një moment kur Barcelona vijon të ketë konkurrencë të fortë në mesfushë, dhe Gavi duket i gatshëm të kontribuojë sa herë ekipi ka nevojë për të, pa kërkuar role individuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat