Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) ka publikuar delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së 15-të në Ligën e Parë.
Vëmendja kryesore e kësaj jave është te përballja ndërmjet Tikveshit dhe Shkëndijës së Tetovës, e cila do të zhvillohet më 28 nëntor, në orën 13:00, në Kavadar.
Drejtësinë në këtë derbi do ta ndajë gjyqtari Fatmir Bafto.
Ndërkohë, xhiroja nis të premten me dy ndeshje: Shkëndija e Haraçinës – Bregallnica dhe Bashkimi – Skopje.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në Çair, gjyqtar kryesor është caktuar Stojançe Trpçevski.
Të shtunën, Arsimi do të jetë nikoqir i Vardarit, ndërsa në Gostivar gjyqtar kryesor do të jetë Stojançe Stojanov.
Në Kratovë, në përballjen ndërmjet Sileksit dhe Struga Trim Lum, për gjyqtar kryesor është deleguar Benjamin Qerimi.