“Rilindja” e Vinicius

Futboll

“Rilindja” e Vinicius

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 13:24
Vinicius e Mourinho

Real Madridi po kalon një periudhë shumë pozitive, por një prej lojtarëve që ende nuk ka arritur të rikthejë formën e tij më të mirë është Vinicius Jr.

Për José Mourinho, rikthimi i sulmuesit brazilian në nivelet më të larta është kthyer në një nga objektivat kryesorë të sezonit.

Trajneri portugez beson se 25-vjeçari ka ende cilësitë për ta çuar Realin në një nivel tjetër.

Për këtë arsye, ka zgjedhur një mënyrë menaxhimi që ndërthur kërkesat e larta me mbështetjen (“shkop” dhe “karotë”). Mourinho nuk ka ngurruar ta kritikojë publikisht kur e ka parë të nevojshme, por njëkohësisht i ka treguar besim dhe afërsi në punën e përditshme.

Mbështetja vjen edhe nga pjesa tjetër e skuadrës. Goli i Vinicius ndaj PSV Eindhoven në Champions League u prit me entuziazëm nga trajneri dhe shokët e ekipit, të vetëdijshëm për rëndësinë që mund të ketë për rikthimin e vetëbesimit dhe vazhdimësisë së brazilianit.

Pavarësisht vështirësive të muajve të fundit, marrëdhënia mes Mourinho dhe Vinicius përshkruhet si pozitive. Në “Valdebebas” besojnë te përkushtimi dhe dëshira e sulmuesit për t’u rikthyer protagonist. “Përgatituni… Vini po vjen”, – është mesazhi që përcillet nga ambienti i Real Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat