Al-Nassr i mbyll dyert rikthimit të Joao Felixit te Barcelona

Futboll

Al-Nassr i mbyll dyert rikthimit të Joao Felixit te Barcelona

Nga: BOTA SOT Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 14:33
Joao Felix pritet

Joao Felix pritet të mbetet në Arabinë Saudite edhe për një kohë të gjatë, pasi Al-Nassr ka ndërmarrë hapa konkretë për t'ia zgjatur kontratën. Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për një rikthim të mundshëm te Barcelona, reprezentuesi i Portugalisë thuhet se ka dhënë dritën jeshile për të qëndruar në Riad deri në vitin 2029.

Al-Nassr siguron vazhdimësinë e portugezit

Al-Nassr ka vepruar shpejt për të siguruar të ardhmen afatgjatë të Felixit, duke e njoftuar sulmuesin për vendimin e klubit që ta zgjasë qëndrimin e tij në Saudi Pro League deri në vitin 2029.

Gjatë një takimi të fundit mes drejtuesve sportivë të klubit dhe futbollistit, përfaqësuesit e klubit nga Riadi kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend ta shesin portugezin dhe as të heqin dorë nga klauzola për vazhdimin e kontratës aktuale. Ky zhvillim vjen pas spekulimeve të shumta rreth së ardhmes së 27-vjeçarit.

Sipas mediumit “Arriyadiyah”, ish-futbollisti i Atletico Madridit e ka mirëpritur ofertën, duke shprehur kënaqësinë e tij me jetën në Arabinë Saudite. Felix ka vlerësuar atmosferën pozitive në Al-Nassr si një nga arsyet kryesore të rikthimit të tij në formë, gjë që së fundmi i ka mundësuar edhe rikthimin në formacionin titullar të kombëtares së Portugalisë.

Përshtatja e tij me jetën në Riad dhe raportet e mira me drejtuesit e klubit kanë ndikuar në përmbylljen e shpejtë të negociatave, të cilat pritet t'ia sigurojnë qëndrimin në Lindjen e Mesme deri në vitin 2029.

Sipas marrëveshjes së re, paga vjetore e Felixit pritet të rritet ndjeshëm, duke arritur në rreth 12 milionë euro. Kontrata përfshin edhe bonuse shtesë, të cilat varen nga sukseset e klubit në garat vendore dhe kontinental.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat