Tre ndeshje pezullim për Jakupin

Futboll

Tre ndeshje pezullim për Jakupin

Nga: BOTA SOT Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në mbledhjen e fundit, ka marrë disa vendime disiplinore që prekin klubet e Ligës së Parë dhe të Ligës së Dytë.

Futbollisti i Arsimit, Lorik Kaba Jakupi, i cili në ndeshjen e fundit të kampionatit të Ligës së Parë u ndëshkua me karton të kuq direkt, është pezulluar për tri ndeshje.

Ndërkohë, Komisioni Disiplinor ka nisur procedura ndaj Pelisterit, Teteksit dhe Tikveshit për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike nga tifozët e tyre.

Një tjetër vendim ka të bëjë me trajnerin e Rabotniçkit, Baze Janakievski, i cili është dënuar me një muaj ndalesë për ushtrimin e detyrës së trajnerit kryesor.

Vendimet e plota të Komisionit Disiplinor janë:

Hapet procedurë disiplinore ndaj Pelisterit për përdorimin e mjeteve piroteknike në ndeshjen kundër FC Teteks, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës së Dytë.

Hapet procedurë disiplinore ndaj Teteksit për përdorimin e mjeteve piroteknike në të njëjtën ndeshje, të zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës së Dytë.

Hapet procedurë disiplinore ndaj Tikveshit 1930 për përdorimin e mjeteve piroteknike në ndeshjen kundër Vardarit, në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë.

Baze Janakievski, trajner i Rabotniçkit, i ndalohet ushtrimi i detyrës për një muaj.

Lorik Kaba Jakupit, futbollistit të KF Arsimit 1973, i ndalohet paraqitja në tri ndeshje për shkak të kartonit të kuq direkt të marrë në përballjen kundër FC Shkupit, në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë.

Todor Turimanjov, përfaqësues i Tikveshit 1930, dënohet me tre muaj ndalim të ushtrimit të funksionit për shkak të kartonit të kuq direkt të marrë në ndeshjen kundër Vardarit, në kuadër të xhiros së 14-të të Ligës së Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat