Atletico Madridi e nisi ndeshjen ndaj Vikingut jashtë zonës së 24 skuadrave që sigurojnë kualifikimin në fazën eliminatore, por fitorja e rëndësishme e ngjiti në vendin e 18-të.
Skuadra e Diego Simeones e nisi takimin në pozitën e 26-të dhe kishte nevojë urgjente për tri pikët, në mënyrë që të mos rrezikonte kualifikimin në fazën pasuese të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediumit spanjoll, “Marca”, me këtë fitore, madrilenët kanë arritur në kuotën e shtatë pikëve, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një vendi në mesin e 24 skuadrave më të mira.
Atletico ka përpara edhe tri ndeshje vendimtare: dy udhëtime në transfertë ndaj PSV-së dhe Bodo/Glimt, si dhe një përballje në shtëpi kundër Fenerbahçes.
Synimi i skuadrës së Simeones mbetet përmirësimi i pozitës në renditje dhe sigurimi i kualifikimit pa komplikime të mëtejshme.