Fede Redondo sfidon Atletico Madridin

Futboll

Fede Redondo sfidon Atletico Madridin

Nga: BOTA SOT Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 17:19
Mbrojtësi argjentinas Fede Redondo

Mbrojtësi argjentinas Fede Redondo është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të Elches nën drejtimin e trajnerit Anselmi.

Pas kalimit nga pozita e mesfushorit defanziv në atë të qendërmbrojtësit, Redondo ka fituar një vend të rëndësishëm në formacionin titullar.

Në prag të ndeshjes së së shtunës kundër Atletico Madridit (ora 18:30), futbollisti ka shpalosur çelësat që, sipas tij, mund t'i ndihmojnë skuadrës për të arritur fitoren.

“Nuk ka ndonjë përgjigje të veçantë. Duhet të bëjmë presion me armët tona, ta marrim nën kontroll topin dhe të luajmë lojën tonë, duke ruajtur identitetin që na karakterizon. Besoj se do të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë”, deklaroi Redondo.

“Besoj se do të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë”, theksoi Fede Redondo.

Mbrojtësi argjentinas nuk i ka kushtuar shumë rëndësi pozitës së skuadrës në tabelë, duke rikujtuar paraqitjet e mira në ndeshjet e fundit.

“Ndaj Betisit dhe Valencias meritonim të fitonim”, u shpreh ai.

Redondo pranoi gjithashtu se skuadra ka dëshirë të madhe ta regjistrojë fitoren e parë në stadiumin “Martínez Valero”, ku deri më tani ka marrë vetëm një pikë në gjashtë ndeshje.

“Duam t'u dhurojmë tifozëve tanë fitoren e parë”, deklaroi futbollisti.

Ai foli edhe për përshtatjen në pozitën e re, duke theksuar se kalimi nga mesfusha defanzive në qendër të mbrojtjes ka qenë i lehtë për shkak të ngjashmërive mes këtyre dy roleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat