Egnatia do të përballet sot me Linkoln Red Imps.
Sfida do të nisë prej orës 18:45 dhe vlen për raundin e katërt të Ligës së Konferencës.
Nevil Dede ka në dispozicion 20 lojtarë në “Air Albania”, ndërsa tre prej tyre janë portierë.
Një situatë e pazakontë që përsëritet si në sfidën ndaj Universitatea Kraiovas.
Eneo Bitri është mungesa e madhe, duke qenë i ndëshkuar me karton të kuq. Për këtë pritet që trajneri Nevil Dede të eksperimentojë, duke preferuar kapitenin Albano Aleksi në prapavijë.
LISTA E GATSHME PËR EGNATIAN
Portierë: Levani Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Alesandro Kacbufi, Edison Ndreca, Guilem Haime, Zamig Alijev, Numan Ajeti, Andre Jago, Geralb Smajli
Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Altin Kryeziu, Karim Loukili, Ledio Beqja
Sulmues: Daniel Adjesa, Alesandro Albanese, Jurguens Montenegro, Ildi Gruda
Trajner: Nevil Dede.