Pas humbjes zhgënjyese 4-1 ndaj Leeds në shtëpi dhe në prag të sfidës delikate në fushën e Nottingham Forest të premten, trajneri i Chelsea, Xabi Alonso ruan besimin e plotë të drejtuesve të klubit.
Skuadra londineze nuk po kalon një moment të mirë, pasi Chelsea ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe ka humbur pesë nga nëntë ndeshjet e fundit të Premier League.
Seria e tyre e fundit përfshin humbje turpëruese në shtëpi ndaj Tottenham dhe Leeds.
Tifozët e Chelsea shprehën frustrimet e tyre në të dyja rastet, duke fishkëllyer ekipin në kohën e fundit.
Gjithsesi, Alonso, i emëruar në një kontratë katërvjeçare në korrik, ende ka mbështetjen e hierarkisë së Chelsea ndërsa përgatitet të përpiqet të ndalë rënien e tyre në ‘City Ground’ këtë fundjavë.