Broja në radar të Amedsporit

Futboll

Broja në radar të Amedsporit

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 17:43
Futbollisti Armando Broja

Amedspor, me trajnerin shqiptar Besnik Hasi në krye, po regjistron rezultate të mira në kampionatin turk.

Skuadra që renditet në vendin e katërt me 23 pikë, pas 12 javësh në elitën e futbollit turk, thuhet se ka shfaqur interesim për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, Armando Broja është një nga objektivat e Amedsporit për afatin kalimtar të janarit.

Image

Shkrimi në gjuhën turke për Brojën

Klubi turk synon ta transferojë sulmuesin 25-vjeçar në formë huazimi.

Trajneri shqiptar i Amedsporit, Besnik Hasi, thuhet se është i interesuar për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë dhe po këmbëngul për realizimin e këtij transferimi.

Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga klubi apo nga lojtari për këto pretendime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat