Përballja me Interin në Milano, De Rossi merr vendimin për Mario Mitajn

Futboll

Përballja me Interin në Milano, De Rossi merr vendimin për Mario Mitajn

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 20:15
Formacionet

Përballja me Interin në Milano, De Rossi merr vendimin për Mario Mitajn

Ndërsa na ndajnë edhe pak minuta nga startimi i ndeshjes Inter – Genoa, e vlefshme për javën e 13-të në Serie A, janë publikuar formacionet.

Në 11-shen e përzgjedhur nga trajneri i Genoa-s, Daniele De Rossi, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Shqipërisë, Mario Mitaj. 23-vjeçari nga Malësia e Madhe është rreshtuar në linjën e majtë të mesfushës, dukshëm i avancuar, krahas pozicionit natyral.

Fakti që Mitaj do të luajë në një ndeshje kaq prestigjioze në një stadium madhështor si “Giuseppe Meazza”, me kapacitet mbi 80 mijë vende, mund të rezultojë sfida e duhur për shqiptarin që t’ia bëjë “bum” në ekip dhe Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat