Interi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Mario Mitaj, u paraqit për 66 minuta me fanellën e Genoas, por nuk arriti ta ndihmonte skuadrën e tij për ta ndalur Interin në formë të shkëlqyer.
Tri gola të shënuara në pjesën e parë ishin treguesi më i mirë se Interi ishte drejt një fitoreje të thellë.
Në minutën e 9-të, Lautaro Martinez realizoi një gol të jashtëzakonshëm pas një aksioni fantastik ekipor.
Argjentinasi pranoi një pasim të përkryer dhe goditi saktë, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë. Portieri nuk kishte asnjë mundësi për ta ndalur goditjen.
Në minutën e 40-të, Marcus Thuram përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës së rreptësisë dhe mposhti portierin me një goditje në këndin e poshtëm të portës, duke dyfishuar epërsinë e Interit.
Në minutën 45+3', Petar Suçiç ishte i saktë nga pika e bardhë. Ai e dërgoi topin ulët në anën e djathtë të portës, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Justin Bijlow.
Ndërkohë, në minutën e 54-t, Marcus Thuram përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke realizuar golin e tij të dytë personal në këtë takim.
Me këtë fitore, Interi renditet në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Genoa mban vendin e 11-të me 16 pikë.