Samuel Krasniqi, futbollisti i Grasshoppersit, është shprehur i lumtur për golin që shënoi sonte në fitoren 2:1 ndaj Baselit, në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit zviceran.
Krasniqi shënoi në minutën e 71-të, duke barazuar rezultatin në 1:1, ndërsa në minutën e 90+3-të Muci realizoi golin e fitores për rezultatin 2:1. Për Baselin kishte shënuar Xherdan Shaqiri në minutën e 64-t.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë.
Të shënosh një gol të tillë në kohën shtesë është thjesht fantastike.
Edhe unë është dashur të dëgjoj shumë kritika se nuk po arrija ta gjeja rrugën drejt golit. Prandaj, ky gol më bëri shumë mirë, ashtu si edhe gjithë skuadrës.
Jam shumë krenar për secilin lojtar. Pësuam një gol të pafat për rezultatin 0:1, por, sikurse edhe në ndeshjet e tjera, nuk lejojmë të na mposhtin vështirësitë.
Javë pas jave po e shohim përparimin tonë. Megjithatë, duhet të përqendrohemi sërish menjëherë, pasi na presin dy ndeshje të rëndësishme”, tha Krasniqi, transmeton mediumi zviceran “Blick”.