Alavesi shkakton senzacion duke triumfuar në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit spanjoll.
Kështu, ndërpritet seria pozitive e Real Madridit, ndërsa Alavesi arrin një fitore të madhe në një transfertë ku pak kush e priste të triumfonte.
Në minutën e 22-të, një gabim i rëndë në mbrojtje i kushtoi gol skuadrës vendase. Mbrojtësi humbi topin, ndërsa Toni Martinez (Alaves) përfitoi nga rasti dhe e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 0:1.
Në minutën e 61-të, Angel Perez (Alaves) pranoi një krosim të përkryer nga Mariano Diaz brenda zonës së rreptësisë. Ai e kontrolloi bukur topin me prekjen e parë dhe goditi në qendër të portës, duke e çuar rezultatin në 0:2.
Në minutën e 69-të, Kylian Mbappe (Real Madrid) realizoi për vendasit. Francezi përfitoi nga një pasim fantastik brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në pjesën e sipërme të portës, duke ngushtuar rezultatin në 1:2.
Problemet për Real Madridin nuk përfunduan me kaq, pasi Jude Bellingham u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 88-të.
Pas kësaj humbjeje, Real Madridi mbetet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Alavesi ngjitet në pozitën e tetë me 19 pikë.