Pogradeci merr kreun e renditjes

Futboll

Pogradeci merr kreun e renditjes

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 19:14
Rezultatet

Java e 12-të e Kategorisë së Parë është mbyllur me pesë takime të zhvilluara, duke sjellë ndryshime në renditjen e kampionatit.

Pogradeci është skuadra e re në krye, ndërsa Bylis e ndjek në vendin e dytë.

Pogradeci triumfoi 3-0 ndaj Ilirisë dhe shkon në kuotën e 23 pikëve. Bylis fitoi 4-2 në transfertë ndaj Sopotit dhe renditet i dyti me 22 pikë. Besëlidhja mposhti 2-1 Kukësin, Oriku fitoi 1-0 ndaj Korabit, ndërsa Kastrioti dhe Burreli u ndanë në barazim 1-1.

Sfida Flamurtari – Besa është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe do të zhvillohet në një datë të re, që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat