Rahovaciani e rrah vajzën e tij e më pas arrestohet

Kronikë e zezë

Rahovaciani e rrah vajzën e tij e më pas arrestohet

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Një prind nga Rahoveci  për shkak të mosmarrëveshjeve me vajzën e tij e ka rrahur atë, derisa për rastin ajo ka informuar policinë e të cilat kanë arrestuar të dyshuarin dhe kanë dërguar në mbajtje.

Vajza ka marr trajtim mjekësor. 

Policia njofton se në Rahovec me 17.12.2020 rreth orës 22:32, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër (vajzës së tij). 

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën dhunë familjare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat