Vodhën 12 dritare arrestohen tre pejan

Kronikë e zezë

Vodhën 12 dritare arrestohen tre pejan

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona ditën e sotme ka arrestuar tre persona të cilët dy ditë më parë kishin vjedhur 12 dritare në fshatin Vitomiricë të Pejë.

Sipas të dëmtuarit, vlera e këtyre dritareve kap shifrën e 1 mijë e 200 eurov

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore nё datën e njёjtё, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit:       J.F. i lindur me 1994,  F.L lindur me 1987 dhe S.B. i lindur me 1992”, theksohet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se tё dyshuarit “1 dhe 2”, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohen pёr 48- orё,ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregult

Ndërsa dritaret e vjedhur pas konfiskimit iu janё kthyer pronarit legjitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat